23:37 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / FR

Musliu Shoshi: Asociacioni 2013-2015 ishte në shkëmbim të njohjes së ndërsjellë, tani është kusht për t’u anëtarësuar në KiE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, foli mbi aktualitetin politik në vend në emisionin DPT te Fidani.

Ajo ka folur për prapaskenat rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Më 16-17 maj, janë ditët kur Kosova të futet në axhendë. Roli i Amerikës është i pakontestueshëm por ajo nuk është pjesë e këshillit. Fatkeqësi është që ajo ta humb besimi te z.Kurti, edhe nga aleatët tanë tjerë. Është sfiduese”, tha ajo.

“Nga 46 shtete i kemi 34 që e kanë njohur republikën tonë. Neve na duhen 31 shtete të votojnë për. E ke si shtet njohës Hungarinë që e ke kundër, nëse e ke kundër Italinë por edhe Francën, automatikisht e humb numrin për t’u votuar”, tha Musliu Shoshi.

Deputetja e PDK-së e ka përmendur edhe Asociacionin.

“Shtetet më me ndikim në Bashkimin Evropian kërkojnë që të dërgohet draft-statuti i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo.

Musliu Shoshi, tha se “Kryeministri Kurti e ka sjellur Asociacionin”.

“Asociacioni 2013-2015, ka qenë në shkëmbim të njohjes së ndërsjellë, tani Asociacionin e ke si kusht për t’u anëtarësuar në KiE”, u shpreh ajo.

“Krejt problemi është te z.Kurti, nuk është te Kosova”, tha tutje ajo.