13:29 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

I kërkon ndihmë Realit në afatin kalimtar – përgjigjja e madrilenëve është brilliante

Real Madridi dëshiron t’i largojë dy lojtarë në drejtim të Rayo Vallecanos para se afati kalimtar veror të mbyllet.

Trajneri, Julen Lopetegui ka pasur një verë të qetë në tregun e transferimeve, por shitja e Cristiano Ronaldos dhe ardhja e Courtois i kanë balancuar disi gjërat.

Siç shkruan AS, Rayo Vallecano e ka pyetur Real Madridin për ndihmë në afatin kalimtar veror.

Vallecano ka nevojë për një portier të ri si dhe për një sulmues qendror.

Andriy Lunin – portieri ukrainas që u transferua këtë verë për 8 milionë funte, mund të huazohet te Vallecano.

Dhe sulmuesi 19-vjeçar, Raul de Tomas mund të huazohet lirisht këto ditë te klubi në fjalë./IndeksOnline/