23:09 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / G T

Bundesliga sikur Serie A, siguron edhe pozitën e pestë në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Borussia Dortmund ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain me rezultatin minimal 1:0, e vlefshme për UEFA Champions League.

Vetëm një gol u shënua në këtë ndeshje të zhvilluar në “Iduna Park” në Gjermani. Golin e vetëm e shënoi sulmuesi, Nicolas Fullkrug në minutën e 36’të, shkruan Indeksonline

Kësaj fitoreje i është gëzuar pikërisht Dortmundi dhe skuadra tjera nga Bundesliga – pasi në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve do të jenë pjesëmarrëse pesë ekipe gjermane.

Kujtojmë që skuadrat që tashmë e kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm në Bundesliga, janë: Leverkusen, Bayern Munich, Stuttgart, Leipzig dhe Dortmund./Indeksonline/