21:45 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ia huq Fitorja e VV-së, hodhi akuza të pabaza për ambasadorin e SHBA-së (Dokument)

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fitore Pacolli në një emision televiziv ka deklaruar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, nuk ka lidhje me Bashkimin Evropian si dhe procedurat brenda Parlamentit dhe Komisionit Evropian.

Si duket, deputetja e partisë opozitare nuk ka aspak njohuri për veprimtarinë e diplomatit amerikan.

Në një kërkim të lehtë në internet mund ta shihni komplet biografinë e ambasadorit të SHBA-së. Aty tregohet se i njëjti shërbeu për shumë vite në shtete të ndryshme evropiane, shkruan Indeksonline

Në vitin 2012, Delawie ishte zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA –së në Berlin të Gjermanisë.  Aty shërbeu si zyrtari më i lartë operativ të një prej misioneve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.

Gjithashtu, Delawie ka shërbyer jashtë vendit si zëvendës shef i misionit në ambasadën e SHBA-së në Zagreb, Kroaci, dhe në pozita të ndryshme në Romë, Ankara, dhe Frankfurt.

Vlen të theksohet se Delawie flet disa gjuhë të huaja; Gjermanisht, italisht, kroatisht, dhe turqisht. Ai ka diplomuar në Kolegjin e Harvardit, në ekonomi. Ai është me origjinë nga San Diego, Kaliforni.

Ndryshe, deputetja Fitore Pacolli që vjen nga radhët e LVV-së kundërshtoi ashpër votimin e demarkacionit sot në Kuvend, çështje e cila sipas BE-së hap rrugën për liberalizimin e vizave.  Po ashtu, e  njëjta poston vazhdimisht foto në “Facebook” në vende të ndryshme të botës. /Indeksonline/

Fitore Pacolli: Delawie nuk ka lidhje me liberalizimin e vizave