Fitore Pacolli: Delawie nuk ka lidhje me liberalizimin e vizave
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se ambasadori amerikan, Greg Delawie, nuk ka lidhje me Bashkimin Europian dhe me procedurat brenda Komisionit Evropian.
Ajo deklaroi kështu në Info Magazine pas deklaratave të Delawie-t, i cili kishte thënë se kalimi i Demarkacionit është thelbësor për udhëtimin lirshëm të kosovarëve në Evropë.
Pacolli insistoi se nuk ka garanca për liberalizimin e vizave edhe pas kalimit të kësaj marrëveshjeje.
“Nuk ka lidhje ky me Bashkimin Europian, nuk ka lidhje me procedurat brenda Komisionit Evropian, nuk ka lidhje me procedurat brenda Parlamentit Europian dhe Këshillit të Bashkimit Europian”, tha Pacolli për Delawie-n.
Pacolli shtoi se ambasadori amerikan po i thotë qëndrimet të cilat ai detyrohet t’i thotë si ambasador.