08:32 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Inaugurohet mjekimi i ri intensiv në QKUK

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili do të marrë pjesë në inaugurimin e Mjekimit të ri intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që do të bëhet sot me fillim nga ora 11:00.

Mjekimi i ri intensiv është bërë me përkrahjen e organizatës qeveritare turke TIKA, dhe ndodhet në ish-hapësirat e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.