20:04 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Inspektorati kërkon suspendimin e katër policëve (Video)

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga puna të katër zyrtarëve të saj.

Sipas IPK-së, policët dyshohen për dy raste të ndara, një në Gjilan dhe një rast tjetër në Rahovec.

Në rastin e Gjilanit sipas IPK-së janë duke u zhvilluar hetime ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe ndaj të njëjtëve ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit.

Kurse në rastin tjetër të ndodhur në Rahovec, rast për të cilin ka raportuar Indeksonline gjatë ditës, Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit ndaj një zyrtari policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës’./Indeksonline/

Raportim i Indeksonline lidhur me rastin në Rahovec: http://indeksonline.net/dy-police-te-kosoves-rrahin-nje-15-vjecar-ne-rahovec-video/