15:47 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ish-deputeti i PS-së: Sa homoseksualë ka në kabinet?

Vetëm pak ditë më parë Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama prezantoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së , listën me zëvëndës ministrat.

Ka qenë ish-deputeti i PS-së Andis Harasani,i cili me anë të një statusi në “Facebook”, ka ironizuar zgjedhjen e 33 zëvendësministrave nga kryeministri Edi Rama.

Pasi shumë prej emrave u analizuan se nga vinin, Harasani ka një pyetje tjetër publike: se sa homoseksualë ka në kabinet.

“Kot me pyet sa gay ka në kabinet?”, shkruan Harasani në rrjetet sociale.

Qeveria “Rama 2” ka një numër më të vogël ministrash por një numër relativisht të lartë zëvendësministrash.

Disa prej ministrive kanë nga 4 zëvendësministra.