22:44 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ish-diplomati amerikan i reagon Delawies, rreth ndarjes së Kosovës!

Daniel Serwer, ish diplomati amerikan  duke analizuar deklaratat e ambasadorit Delawie, i cili është pyetur rreth bisedave të mundshme në Bruksel për ndarjen e Kosovës ka thënë si është dashur të ta thotë qartë se SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

” Por Greg qartësisht në këtë intervistë ka dashur të mbes jashtë substancës.Ai nuk e ka diskutuar ndarjen fare. Qëllimi i tij parësor ka qenë që të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të forcave politike në proces. Ai e ka thënë pa ekuivoke se nuk ka ndryshim në politikën amerikane. Të thuhet se ka ndryshim ashtu siç e thonë disa në Beograd, është e gabueshme” ka thënë Serwer.

Megjithatë pas bujës që u bë. Ambasadori në Kosovës, Greg Delawie, e ka sqaruar  qëndrimin e tij rreth marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ai ka thënë se duhet të injorohen lajmet e rreme, pasi nuk ka është shprehur në mënyrën e reagimeve të shumta për deklaratën e tij  në një emision televiziv.

“Injoroni lajmin e rremë. Ja se çfarë kam thënë: Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se ndarja e Kosovës është luftë dhe sipas tij deklarata e ambasadorit amerikan, Greg Delawie është interpretuar gabim nga mediat.

Haradinaj: Ndarja është luftë“Çka thotë dikush është diçka tjetër, nuk mund ta ndal askush, unë e kam përsëritur dhe e përsërisë ndarja është luftë, unë e di që askush nuk do luftë në Ballkan”, u shpreh ai.

Sipas tij deklarata e ambasadorit amerikan Greg Delawie është keqinterpretuar, pasi sipas tij ambasadori i SHBA-ve ka thënë se mund të flitet, por nuk ka thënë se ndarja e Kosovës është temë në dialogun në Bruksel.Haradinaj: Deklarata e ambasadorit amerikan është interpretuar gabim

“Mendoj që është interpretim i gabuar nga mediat deklarata e ambasadorit nga mediat, nga ne në Kosovë unë e di qëndrimin amerikan. Qëndrimi i parë pra pozita e parë e amerikanëve është që ata nuk imponohen në zgjidhje, por vetëm nëse palët dakordohen. Mundësia e foljes për një temë është diçka tjetër dhe opsion i ndarjes është diçka tjetër.

Pra askush nuk mund ta ndal dikën me fol, pra ambasadori ka thënë mund të flitet por nuk ka thënë që është temë edhe amerikanët nuk kanë vija të kuqe por amerikanët na kanë njohur pavarësinë e Kosovës me këtë Kushtetutë, me Këtë territor jemi sovran”, u shpreh Haradinaj.