12:20 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ish-shefi i AKI-së me dy vende pune, merr afro 3 mijë euro “të buta” (Dokument)

Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj po del të jetë mirë në gjendje financiare.

Në deklarimin e pasurisë, të publikuar nga AKK-ja, del se Smakaj ka dy vende pune; Presidencë (këshilltar i Hashim Thacit) si dhe ligjërues në një kolegj privat në Prishtinë.

Zyra e Presidentit e paguan të atë me 1800 euro në muaj, ndërsa në Kolegji ISPE ai merr 395 euro, shkruan Indeksonline

Bashkëshortja e Smakajt punon në Prokurirnë e Apelit. Ajo merr 580 euro në muaj.

Ndryshe, sipas një përllogaritje, Smakaj së bashku me gruan marrin afro 3000 euro rrogë mujore.

Shikoni dokumentin: