16:25 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Ismaili jep afat për sigurimet shëndetësore

Sot ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ai është takuar me personeline këtij institucioni dhe është njoftuar me kushtet në të cilat punon ky spital.

Ministri Ismaili gjatë kësaj vizite tha është njoftuar me stafin dhe problem me të cilat ballafaqohet ky spital. “Ishte vizitë e mirë, u njoftova me problemet dhe do të jem përkrah tyre.

Kërkesa e personelit ishte ta rrisim numrin e doktorëve dhe këtë do ta realizojmë. Gjithashtu do të rrisim edhe investimet në këtë spital. Por gjithashtu edhe unë kërkoj që të rritet përgjegjësia dhe të respektohet orari i punës”, tha Ismaili. Ministri foli edhe për listën e barnave, dhe për sigurimet shëndetësore.

“Lista e barnave ka një zbrazëti aq të madhe, prandaj kemi fillu edhe një punë intensive që do të përfundoi gjatë vitit 2018, ndërkohë do të bëjmë një listë esenciale që do t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve. Nuk do të ngurojmë ta zgjedhim edhe këtë problem që na u është lënë neve. Edhe sigurimet shëndetësore kërkojnë punë intensive, një mungesë kjo e madhe në Kosovë që do të përfundoi brenda dy viteve, që në vitin 2019 qytetarët t’i kenë shërbimet shëndetësore falas”./Indeksonline/

Temat: