16:43 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Izmaku: Dhëndrri ynë, O’Connell ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë, Ruairi O’Connell.

Në një postim në Instagram, Izmaku ka shkruar se meqë është edhe dhëndërr i Kosovës, kontributi i O’Connell për vendin tonë ka qenë i jashtëzakonshëm.

Më poshtë postimi i Izmakut:

Takim miqësor me mikun e madh te Kosovës ambasadorin anglez Ruairi O’Connell.

Historikisht shteti anglez ka qenë krah vendit tonë drejt arritjes se aspiratave tona si popull për liri dhe pavarësi. Sot ndihma e këtij shteti është edhe me e madhe dhe me e drejtpërdrejte. Ruairi O’Connell është ura më e mire lidhëse mes dy shteteve.

Prej vitesh kontributi i tij në marrëdhëniet mes dy vendeve është i jashtëzakonshëm. Ky është shumë i lidhur me vendin tonë, duke qenë edhe dhëndërr i yni.

Faleminderit për bashkëpunimin e gjithanshëm dhe kohen tuaj qe ndatë me mua sot! /Indeksonline/