17:57 / E Premte, 26 Prill 2024 / FR

Lladrovci: Vaughan dhe Julius, janë heronj, dëshmitarë e dashamirës të Kosovës që ndihmuan e përshpejtuan ardhjen e lirisë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti mysafir dy gazetarët e njohur të luftës nga Mbretëria e Bashkuar, Vaughan Smith dhe Julius Strauss, me çrast ka theksuar se ata me media ndihmuan dhe përshpejtuan ardhjen e lirisë.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Gjithmonë kënaqësi të takoj miqtë e mi, Vaughanin dhe Juliusin, gazetarë të BBC-së, të vatrave të luftës që botës ia përcollën realitetin edhe të luftës tonë të drejtë, me krimet serbe.

Bashkë, kujtuam ngjarjet e ndryshme si lejen për gazetarë, situatën e zhdukjes së saj para policisë serbe dhe situatat tjera, për besimin e Fehës ndaj fuqisë së medias dhe intervistën e tij programatike për UÇK-në e cila përcolli qëllimin tonë përfundimtar, çlirimin e Kosovës.

Drejtuesit tanë të luftës dhe ushtarët e UÇK-së, ia ditën rëndësinë mediave, ndërsa pa fitoren mediale, çlirimi ynë do të arrihej me më shumë vështirësi. Miqtë si Vaughan dhe Julius, janë heronj e dëshmitarë të gjallë dhe dashamirës të përjetshëm të Kosovës që ndihmuan e përshpejtuan ardhjen e lirisë.

Faleminderit për vizitën Vaughan, Julius, Leman Kamberi dhe Kimberly Reczek. Kosova është më e pasur me historitë dhe dëshmitë që keni prezantuar, me ndikim të madh në opinionin botëror. Faleminderit!