09:09 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja arsyet pse zgjoheni shpesh gjatë natës

Gjumi i qetë është ajo çfarë të gjithë e duam mirëpo jo gjithmonë bëjmë gjumë të qetë dhe të rehatshëm. Jashtë të shpeshta rastet kur na ndodhë të zgjohemi shpesh gjatës dhe të kemi ndërprerje të kohë pas kobshme të gjumit.

Nëse keni pyetur veten pse ndodhë një gjë e tillë, më poshtë po ua paraqesim disa nga arsyet kryesore që qëndrojnë prapa këtij problemi, transmeton IndeksOnline.

Kafeina
Konsumimi i një filxhani kafe para gjumit ndikon negativisht në cilësinë e gjumit tek shumë persona kjo për shkak të efekteve të kafeinës. Është mirë që të mos konsumoni kafe së paku dy orë më herët para se të flini gjumë.

Alkooli
Tradicionalisht, një apo dy gota alkool përveç që nuk ju bënë dëm, sjell edhe përfitime të ndryshme shëndetësore mirëpo nëse e teproni me sasinë e alkoolit, sidomos në mbrëmje, kjo bënë që të keni probleme me gjumë gjatë natës, rrjedhimisht, zgjim të shpeshtë gjatë natës.

Mendimet rreth të kaluarës
Nëse e keni zakon që para gjumit të mendoni për gabimet dhe humbjet e së kaluarës, kjo me siguri se do të ndikojë negativisht në gjumin tuaj. Mendimet negative rrisin nivelin e ankthit,dhe ankthi pamundëson gjumë të rehatshëm.

Problemet shëndetësore
Nëse jeni zgjuar disa herë gjatë gjumit për periudha të gjata kohore, kjo sinjalizon probleme themelore me shëndetin. Pagjumësia është mjaft e zakonshme në pacientët me sëmundje kronike, si dështimi kronik i zemrës, sëmundje kronike të veshkave, diabet, etj. Nëse shqetësimet e gjumit po bëhen një problem i shpeshtë, është koha që të konsultoheni me mjekun tuaj./Indeksonline/

Temat: