E dashura e kalon natën me meshkuj të tjerë, si t’ia bëj me të?
Mendoj se e dashura është duke më tradhtuar pasi e kaloi natën me ish të dashurin e pastaj edhe me një koleg të punës.
Ne jemi njoftuar në një webfaqe para katër muajsh.
Unë jam dashuruar në të dhe mendoja se edhe ajo ndihet njëjtë për mua. Unë jam 29 vjeçar ndërsa ajo 27.
Ne bëjmë seks ndonëse ajo është e lumtur ta kalojë natën me ish të dashurin e saj, i cili është babai i vajzës së saj tre vjeçare.
Ajo po ashtu e kalon natën me kolegun e punës kohë pas kohe.
Unë asnjëherë nuk kam folur me të sa i përket frikës time. A është në rregull të mendoj se ajo është duke më tradhtuar?
Psikologja:
Mundtë ketë disa arsye pse ajo e kalon natën me këta meshkuj apo ndoshta mund të jetë sepse ajo nuk e sheh lidhjen në mënyrën që e sheh ti?
Pse nuk keni bërë seks? Nëse ti nuk e sqaron këtë me të, atëherë ajo mund të mos e dijë se si ndihesh ti për këtë gjë.
Ti do duhej të bësh një bisedë të sinqertë me të./Indeksonline/