19:02 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Jep dorëheqje edhe një këshilltar i Trumpit

Këshilltari i Donald Trump për Sigurinë e Brendshme, Tom Bossert, ka vendosur të lërë postin e tij, njoftoi sot ekzekutivi amerikan.

“Presidenti amerikan, Donald Trump falenderoi Tom për angazhimin e tij për sigurinë e vendit tonë”, theksoi zëdhënësja e presidentit amerikan, Sarah Sanders në një komunikatë të shkurtër, që vjen pas një sërë largimesh këto javët e fundit.

Bossert ishte një person kyç në Shtëpinë e Bardhë për mbrojtjen e kombit nga terrori dhe kërcënimet kibernetike.

Ai ndihmoi gjithashtu në reagimin e administratës ndaj uraganëve të vitit të kaluar në Teksas, Florida dhe Puerto Rico.

Dorëheqja e Bossert vjen një ditë pasi këshilltari i ri për siguri kombëtare, John Bolton, nisi mandatin e tij.