14:29 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i Limajt thotë se ka qenë nder për të organizimi i manifestimit “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë”

Luan Maloku, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, pas mbylljes së manifestimit “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë në përkujtim të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”.

Maloku thotë se për ta ka qenë obligim dhe kënaqësi për ta organizuar këtë manifestim në nderim të dëshmorëve të Kombit.

“Kryetari Limaj edhe njëherë dëshmoi se nuk i harron dëshmorët e kombit. Ai gjatë gjithë kohës na rikujton se në rrënjët e themelit të shtetit qëndrojnë pikërisht dëshmorët e kombit.

Krejt kjo që po gëzojmë sot janë fal gjakut të dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm”, ka shkruar ndër të tjera Maloku në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Ndryshe, Luan Maloku njihet për organizimin e eventeve të mëdha që janë zhvilluar në të kaluarën në Kosovë. Postimi i plotë i tij: Pas një pune të palodhshme disa javore mbrëmë u mbyll suksesshëm manifestimi “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë”.

Për mua ka qenë obligim dhe kënaqësi në të njëjtën kohë të organizoj këtë manifestim në nderim dhe përkujtim të 67 dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”, në krye me Ismet Jasharin- Kumanovën. Kryetari Limaj edhe njëherë dëshmoi se nuk i harron dëshmorët e kombit. Ai gjatë gjithë kohës na rikujton se në rrënjët e themelit të shtetit qëndrojnë pikërisht dëshmorët e kombit.

Krejt kjo që po gëzojmë sot janë fal gjakut të dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. Faleminderit për bashkëpunim dhe mbështetje Zyrës se Veteranëve të UCK-së, Brigadës “121 Kumanova”, kolegëve të zyrës si dhe gjithë atyre në çfarëdo forme kontribuuan në realizimin e këtij manifestimi Lavdi dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”, Lavdi dëshmorëve të Kombit!