14:29 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Këshilli Prokurorial po trajton seriozisht kërcënimin e Milaim Zekës ndaj prokurorit

Këshilli Prokuroria i Kosovës dënon ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit.

Ata në veçanti dënojnë deklaraimin kërcënues të deputetit Milaim Zeka ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu.

Përmes një njoftimi, ata kanë thënë se këto akte janë të patolerueshme  dhe siguron se këto kërcënime janë duke u trajtuar seriozisht dhe në nivelin e urgjencës, të cilën e meritojnë, raporton Indeksonline.

Ky është reagimi i tyre:

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon sot deklarimin kërcënues të deputetit Milaim Zeka ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Afrim Shefkiu. Për Këshillin, mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit. Me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës qëndron pranë prokurorëve, duke i mbështetur ata fuqishëm në ushtrimin e mandateve të tyre. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron të gjithë se këto kërcënime janë duke u trajtuar seriozisht dhe në nivelin e urgjencës, të cilën e meritojnë”.

Ndryshe kjo ishte deklarata e Zekës:

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”./Indeksonline/

Temat: