12:06 / E Martë, 20 Mars 2018 / k.v

Këto janë përfitimet e vajit të ullirit për lëkurën e fytyrës

Vaj nga ulliri është një element kryesor i dietës mesdhetare. Ai ka shumë përfitime ushqyese për konsum por gjithashtu aplikohet shpesh në lëkurë dhe në flokë.

Tashmë jemi në dijeni se përdorimi i vajit të ullirit për fytyrën, qoftë si i vetëm apo i kombinuar më përbërës tjerë, sjellë benefite të shumta për lëkurën e fytyrës.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, vaji i ullirit parandalon plakjen, lufton kancerin e lëkurës, trajtoj djegiet nga rrezet e diellit.

Vaji nga ulliri përmbanë vitaminat, A, D, E dhe K, të gjitha këto të cilat janë shumë të rëndësishme për lëkurën, transmeton Indeksonline.

Ka efekt antibakterial. Vaji i ullirit nganjëherë mund të përdoret për të trajtuar infeksionet bakteriale të lëkurës. Gjithashtu mund të përmirësojë shërimin tek njerëzit me ulcera të këmbëve të shkaktuara nga diabeti i tipit 2.

Vaji i ullirit gjithashtu është i njohur për efektet e tij në zbutjen e lëkurës, sikurse edhe flokët. Megjithatë, lidhur me këtë efekt të tij, nuk ka shumë studime që dëshmojnë një gjë të tillë./Indeksonline/