10:07 / E Premte, 06 Korrik 2018 / k.v

Këto ushqime funksionojnë në parandalimin e kapsllëkut

Kapsllëku është një ankesë e zakonshme që shpesh shkaktohet nga dieta e gabuar dhe mënyra e caktuar e jetesës.

Disa ushqime mund të ndihmojë në përmirësimin e frekuencës së lëvizjeve të zorrëve.

Komuniteti mjekësor e përcakton kapsllëkun si një reduktim ose vështirësi në lëvizjet e zorrëve.

Kapsllëku është shumë i zakonshëm. Në Shtetet e Bashkuara, rreth 16 nga çdo 100 të rritur kanë simptoma të kapsllëkut, transmeton Indeksonline.

Rreziku i kapsllëkut rritet me moshën. Përafërsisht 33 nga 100 të rriturit mbi 60 vjeç në SHBA kanë simptoma të kapsllëkut.

Për të parandaluar kapsllëkun apo lehtësuar simptomat, ju duhet ti konsumoni ushqimet e mëposhtme:

Konsumoni shumë ujë. Uji është ndër faktorët kryesor që parandalon kapsllëkun. Ky i fundit në të shumtën e rasteve shkaktohet si pasojë e dehidrimit.

Konsumoni jogurt. Studiuesit zbuluan se të konsumimi i 180 mililitra kos çdo mëngjes për 2 javë rresht, ndihmon shumë personat që përballen me kapsllëk kronik.

Kumbulla të thata, brokoli, mollët dhe dardhat janë super ushqimet të cilat tashmë njihen për vetitë e tyre në lehtësimin e kapsllëkut.

Vaji i ullirit dhe përdorimi i tij i gjerë në supëra, ushqime të ndryshme gjithashtu parandalon dhe lehtëson kapsllëkun./Indeksonline/