12:05 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / k.v

Kjo është maska për fytyrë që duhet ta aplikoni gjatë dimrit

Mirëmbajtja e lëkurës gjatë dimrit, sikurse gjatë çdo stine tjetër ka rëndësi të veçantë.

Maskat e ndryshme për të ushqyer dhe hidratuar lëkurën janë një domosdoshmëri vetëm se duhet të keni kujdes se çfarë maskash përdorni për llojin e lëkurës dhe stinën në të cilën ndodheni, transmeton Indeksonline.

Një maskë e cila është shumë efikase dhe veti të jashtëzakonshme ushqyere për lëkurën tuaj është ajo nga avokado. Duke pasur parasysh përmbajtjen e omega-3 dhe vetitë e saj hidratuese, avokado është e përkryer për lëkurën e thatë dhe të irrituar gjatë dimrit.

Jo vetëm që ushqen lëkurën tuaj, por gjithashtu e bënë lëkurën e butë dhe të shëndetshme, duke pasur parasysh vitaminën e saj natyrale, përmbajtjen minerale dhe antioksidante.

Siguroni të zgjidhni një maskë avokadoje organike./Indeksonline/