10:04 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Nëse s’ka rrymë gjatë dimrit, barra kryesore bie mbi KEK-un

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës, ku është njoftuar me problemet e fundit të reduktimeve me energji.

Pas vizitës, Haradinaj ka thënë para mediave se nuk do të lejohen reduktimet energjike, e sidomos gjatë stinës së dimrit, raporton Indeksonline.

Ndërsa, Drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë se Haradinajn e ka informuar për problemet dhe planifikimet që kanë ndërmarrë që këtë dimër ta kalojnë sa më mirë.

“Në takim e njoftova kryeministrin me aktivitetin që po e bëjmë me prodhimin aktual dhe se informova me problemet, planifikimet dhe masat që kemi marrë që këtë dimër të kalojmë sa më mirë”, ka deklaruar Thaçi pas takimit me kryeministrin Haradinaj.

Më poshtë pjesë nga fjala e Haradinajt:

Erdha të shoh si është puna me blloqet, dinamika e prodhimit, u njoftova se pritet të lëshohet edhe një bllok, të hënën.

Aktualisht si epamë janë 530 MGW në prodhim, e kjo i bije se dhe 400 të tjerë duhet ti sigurojmënga importi.

Importi i ka dy të këqija, pra e para është import dhe nuk është i joni, shkakton pasoja për ne.

Në dimër importi i energjisë është shumë i shtrenjtë.

Kërkova nga drejtori të lëshoj për prodhim çdo bllok, premtimi është që këto ditë të kemi 800 MGW, nga 15 dhjetori.

Kam kërku nga drejtori e të gjithë të bëhet kujdes dhe të fusin në treg sa më shumë MGW.

KEDS është kompani e Kosovës po investitori juaj, ka ardh me bo biznes me i fitu paret e veta.

Ka obligime ndaj konsumatorit, por besoj se duhet të kuptohet se KEK është i Kosovës dhe çdo qytetari të saj. Duhet me qenë kujdestar me pas rrymë.

Barra kryesore biembi KEK-un, por gjatw dimrit nuk bën të dështoj, prandaj, drejtor s’kemi qarepa u prish nëse nuk na dhezë. /Indeksonline/