Krijohet ngjitësi që mbyll plagën për një minutë
Inxhinierët amerikanë të biomedicinës dhe kolegët e tyre nga Universiteti në Sidnej kanë krijuar ngjitësin elastik kirurgjik, i cili mund të bëjë një revolucion të vërtetë në intervenimet emergjente për sanimin e plagëve të hapura.
Xheli unik i quajtur metro mund të mbyllë plagën brenda një minute dhe për bazë ka proteinën elastike hibride, transmeton KosovaPress.
Ngjitësi mund të vendoset në plagët e brendshme ose të jashtme. Kur vendoset, ai aktivizohet me ndihmën e rrezeve ultraviolet.
Metro deri më tash me sukses është testuar në kafshët laboratorike, përkatësisht në arteriet dhe mushkëritë e minjve dhe mushkëritë e derrave.
Testet në njerëz janë në rrjedhë dhe rezultatet e deritanishme janë shpresëdhënëse.