07:11 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kryeministrit dhe Presidenti në “luftë” për nënshtetësi

Kryeministri i Kosovës, z.Ramush Haradinaj, më datën 23 maj në Gjilan në cilësinë e të nominuarit për Kryeministër të Kosovës, citojmë “Shteti i Kosovës duhet me ua dhanë shtetësinë, të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës’’.

Kurse me datë, 11 tetor 2017,Presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi, në takimin që u mbajt gjatë vizitës së Presidentit Shqiptarë z. Ilir Meta në Prishtinë, thekson: ,,Se e vetmja shpresë në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm që në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë t’u jepet shtetësia shqiptare qytetarëve të Kosovës’’, tha Presidenti Thaçi pas takimit me Metën. Kryeministri i Kosovës, ju premton shtetësinë, të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Presidenti i Kosovës, kërkon që t’u jepet shtetësia shqiptare të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në këtë mesë qytetarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, kujt t’i takojnë, Prishtinës apo Tiranë zyrtare t’i pajisë më nënshtetësi. Kjo është droja që mundë të mbetemi qytetarët të askujt. Këto deklarata janë tejet të pamatura. Të gjitha këto dhe sikur kanë shpërfaqur që ka dallime edhe në mesë të Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës. Diskursi politik i mbajtur ishte dhe mbetët jo i drejtë, i ndarë, i pa harmonizuar, larg koordinimit. Në radhë të parë ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët ndaj kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Dy Presidentët, dy Kryeministrat, dy Krye parlamentarët duke përfshirë dy Qeveritë dhe dy Parlamentet, do të duhej të kenë në trajtim dhe trajtim krejt unik për Medvegjën, Bujanoc dhe Preshevë e jo me dallim jo të vogla të thirren në ndërtimin e kësaj fryme të një qëndrimi.

Por vazhdimisht kemi kërkuar që na duhet një qëndrim i përbashkët. Prandaj, Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të gjitha çështjet e shqiptarëve që jetojnë në hapësirat tona etnike apo jashtë tyre na duhet një qëndrim. Në kohën kur Serbia shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës janë duke na fshirë adresat e vendbanimeve dhe shlyerja nga regjistrat amë, kjo do të duhej të jetë interesim i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare se sa të deklarojnë Kryeministri ndryshe me Presidentin.

Kjo nënkupton që ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës herë na premtohet nënshtetësi të Kosovës e Presidenti kërkon që të gjithë Kosovarët të pajisen me pashaporta të Shqipërisë e ku mbetën dhe të kujt jemi ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës kur nuk na pranon as vetë Serbia që ka obligim të na pajisë me dokumente pasi po kërkojnë të plotëson standardet e BE-ës.

Mos të harrojmë që qytetarët nga kjo krahinë një pjesë jo e vogël kanë mbetur sikur të jenë banorë të askujt, pasi nuk janë të pajisur me dokumente të asnjë shteti./Refik Hasani