16:42 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Preshevës reagon për fluturimin e aeroplanëve ushtarak serb mbi Luginë

Disa aeroplanë ushtarak të Serbisë para një ore kaluan mbi Luginën e Preshevës, duke shkaktuar shqetësime tek qytetarët shqiptar atje, të cilët e quajtën provokim.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptaret, shkruan Indeksonline.

Arifi u ka bërë thirrje institucioneve të mos keqpërdorin hapësirat e komunës së tyre për demonstrim të forcave dhe si reagim të ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë.

“Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qendrore të mos keqpërdorin hapësirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më pare” ka thënë Arifi, shkruan Indeksonline.

Ai ka siguruar qytetarët e Komunës së Preshevës së kanë mbështetjen dhe besimin e miqëve ndërkombëtar.

“Gjithashtu siguroj qytetarët e Komunës së Preshevës se kemi mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ftoj që ti përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane” ka thënë ai./Indeksonline/

Ekskluzive: Serbia lëshon aeroplanët ushtarak në Preshevë (Video/Foto)