11:12 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Kuptoni nëse jeni një prind depresiv?

Rritja e një fëmije nuk është një detyrë e lehtë dhe ne të gjithë e dimë këtë. Pyetni çdo prind dhe ju do të dini se sa dëshpërimisht po lufton për menaxhimin të fëmijëve, në shtëpi dhe në jetën e përditshme. Kjo shkakton lodhje dhe ndonjëherë edhe dëshpërim për prindërit.

Prindërit gjithashtu kanë nevojë për relaksim dhe pushim nga rutina e tyre, por rrallë e marrin atë. Kur lodhja dhe stresi i tepërt grumbullohet, kjo mund të shkaktoj stres dhe ndonjëherë edhe depresion te prindërit.

Shpesh një prind nuk është në gjendje të plotë të kuptojë se po kalon fazë depresive dhe për më keq, kjo ndikon shumë në mardhënien me fëmijën, transmeton Indeksonline.

Prandaj është shumë e rëndësishme të kuptojmë simptomat e depresionit te prindërit dhe disa nga to janë si më poshtë:

Jeni të çuditshëm dhe nervoz: Nëse ndiheni vazhdimisht në këtë mënyrë dhe për këtë fajësoni fëmijët tuaj, është koha të uleni dhe të vlerësoni ndjenjat dhe emocionet tuaja. Dhe përfundimisht, është koha të kërkoni ndihmë.

Ju gjithmonë të gatshëm të godisni dhe bërtisni: Fëmijët dinë të jenë të vështirë dhe të paparashikueshëm mirëpo nëse e gjeni veten në mënyrë konstante duke ju bërtitur fëmijëve tuaj dhe duke i goditur me shuplakë kohë pas kohe, kjo është një shenjë që po kaloni në një fazë depresioni.

Jeni temperament: Kjo mund të jetë një mangësi e personalitetit, por është një tipar gjithashtu që lidhet me depresionin. Për më keq, kjo e bënë fëmijën të ndihet i pasigurt dhe i trembur.

Ju mungon entuziazmi dhe energjia kur jeni rreth fëmijëve: Edhe kjo konsiderohet një simptomë e të qenurit depresiv./Indeksonline/

Temat: