10:02 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky është mesazhi i Limajt për Mustafën

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa.

Limaj thotë se nga momenti që u bë publik lajmi për gjendjen shëndetësore të Mustafës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues të LDK-së dhe familjarë të Mustafës.

Ai ka uruar që Mustafës t’i përmirësohet gjendja shëndetësore dhe t’i kthehet aktiviteteve politike.

“Nga momenti që u bë publik lajmi për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të z.Isa Mustafa, kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarë dhe drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Z. Mustafa i uroj përmirësim të gjendjes shëndetësore, në mënyrë që t’i kthehet familjes së tij dhe aktiviteteve politike e institucionale”, thuhet në reagimin e Limajt./Indeksonline/

 

Temat: