Edi Rama poston foto me Fatmir Limajn, koordinatorin kombëtar të dy qeverive
Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive (Kosove-Shqipëri), zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj më herët është votuar në Qeverinë e Kosovës si koordinator për organizimin e mbledhjeve mes dy qeverive shqiptare.
Është vet kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama ai që e ka bërë publike në Twiter, emërimin e Limajt në këtë pozitë duke postuar një foto me fokus “shqiponjën”./Indeksonline/