12:48 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky është momenti kur Haradinaj u përplas ashpër me deputetët e LDK-së (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj është përplasur ashpër me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët nuk po e votojnë versionin e propozuar nga ai për ta ratifikuar demarkacionin.

“Ku po ju dhem, marre duhet me ju ardhë. Marre, jeni kundër raportit, ky raport po ju pengon, ku po ju dhem”, ju është drejtuar Haradinaj deputetëve të opozitës.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të GP të LDK-së Avdullah Hoti duke e kundërshtuar gjuhen e ashpër të Haradinajt.

Përplasjen mes Haradinajt dhe deputetëve të LDK-së mund ta ndiqni në këtë video: