19:17 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky është moti për javën e fundit të Ramazanit

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat në intervale të caktuara të kohës do të jenë në zhvillim ,duke gjeneruar reshje lokale të intensitetit mesatar dhe vende-vende të intensitetit të lartë.

Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31  gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlera të larta kryesisht në ditët kur qielli është i hapur. Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe veriperendimi me shpejtësi deri 11m/s./Indeksonline/