08:23 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nis java e lëvizshmërisë pa makina

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të marrë pjesë në aksionin e pastrimit në Komunën e Mitrovicës, me ç’rast fillon edhe java e lëvizshmërisë pa makina në Kosovë.

Sipas njoftimit të MMPH-së, aktiviteti në Mitrovicë fillon nga ora 10:00, para objektit të komunës.

Ndërsa, java e lëvizshmërisë pa makina do të nis nga sot deri më 22 shtator, kur edhe është Dita Botërore pa Makina./Indeksonline/