19:00 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky është rreziku nga konsumimi i pijeve energjike

Të rinjtë çdo herë e më shumë po i konsumojnë pijet energjike. Më shumë se gjysma e tyre përjetojnë efekte anësore nga pijet energjetike, thuhet në studimet e fundit, transmeton Indeksonline.

Rreth 55 për qind e atyre mes moshës 12-24 vjeç vuajnë nga dhimbjet e gjoksit dhe të vjellat.

Të rrezikuar nga këto sëmundje janë edhe ata që konsumojnë sasi të vogla të këtyre pijeve, coftë kjo edhe vetëm një pije të vetme në ditë shkruan dailymail.

Edhe përmbajtja e kafeinës në pije, gjatë kohës së stërvitjeve, sipas studiuesve, tregon rrezik shumë të madh.

Në fillim të këtij muaji, kuzhinieri i famshëm Jamie Oliver foli për fushatën e tij për të ndaluar shitjen e pijeve energjike “Addictive” për fëmijët, mes pretendimeve që mësuesit janë të detyruar të ndryshojnë planet e tyre të mësimit pasi të rinjtë nuk janë në gjendje të përqendrohen ndërsa vuajnë nga konsumi i lartë i pijeve energjike.

Pijet energjetike mund të përmbajnë rreth 160mg kafeinë, ndërkaq maksimumi i lejuar është 105mg për fëmijët deri në 11 vjeç.
Shitja e pijeve energjike si Red Bull dhe Monster në Britani të Madhe, mes viteve 2006 dhe 2015 u sollën kompanive rreth 2 miliard të ardhura./Indeksonline/