12:53 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Latifi nënshkruan kontratën e fazës së fundit për ndërtimin e Palestrës në Rahovec

Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në prani të drejtorëve të drejtorisë në Qeverinë Komunale dhe përfaqësuesve të firmës e cila ka fituar tenderin për fazën e fundit për ndërtimin e Palestrës së Sportive në qytetin e Rahovecit e cila ka filluar të ndërtohet që nga viti 2008, ka nënshkruan kontratën për fazën e fundit për ndërtimin e Palestrës së Sportit në qytetin e Rahovecit, me vlerë 628 mijë e 545 28 euro.

Para nënshkrimit ë kontratës, Kryetari Smajl Latifi ka thënë se punimet për ndërtimin e Palestrës në Rahovec kane filluar ne vitin 2008, që nga atëherë kane kaluar 10 vite dhe ende nuk është përfunduar.

Ndërtimi i Palestrës në Rahovec është projektuar dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit.

“Gjate ndërtimit të kësaj palestre janë ndërruar shume ministra e qeveri, mirëpo epilogun nuk ia dhanë asnjë ministër dhe asnjë qeveri. Presioni ndaj qeverise qendrore nga ana e Komunës së Rahovecit gjate mandatit tim të pare nuk ka munguar, por asnjëherë s’kam gjetur përkrahje nga ish qeveritë. Punimet në këtë palestër kanë shkuar me ritëm të ngadalte dhe me neglizhence. Kur unë mora besimin nga qytetaret e Rahovecit për këtë mandat, mandatin e dyte si kryetar komune, nder premtimet i mia ka qene që palestra të përfundohet sa me shpejte dhe klubi i basketbollit të Rahovecit, i cili luan ne Super Lige, t’i zhvilloje garat në këtë palestër.

Gjithnjë kam llogaritur edhe në përkrahjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit Kujtim Gashi, me të cilin se fundmi kam lidhur marrëveshje apo memorandum bashkëpunimi, që procedurat e tenderimit për ndërtimin e palestrës për fazën e fundit t’i zhvilloje Komuna e Rahovecit dhe se financimin ta beje Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit.

 Tani kur jemi tek lidhja e kontratës me operatorin ekonomik per t’i kryer punimet përfundimtare, kërkoj nga operatori që këto punime te kryhen sipas dinamikes së përcaktuar të punës dhe klubi i basketbollit Rahoveci në sezonin e ri t’i filloje garat në këtë palestër”, është shprehur Latifi./Indeksonline/