12:56 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Lekaj tregon se çka përfshin segmenti i rrugës nacionale në hyrje të Prishtinës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës nacionale N25.2 segmenti në hyrje të Prishtinës.

Lekaj ka theksuar se ky segment i parë i punimeve është i gjatë rreth 600 metra, brenda tij do të përfshihen të gjitha investimet mbi dhe nëntokësore (rrjeti i ujësjellësit, ai i ujërave të zeza, atyre atmosferike, zhvendosja e rrjetit kabllor energjetik e postar, etj, transmeton Indeksonline.

Më poshtë keni edhe videon:

Postimi i plotë:

Sot filluan punimet për zgjerimin e rrugës nacionale N25.2 segmenti në hyrje të qytetit të Prishtinës.

Ky segment i parë i punimeve është i gjatë rreth 600 metra, brenda tij do të përfshihen të gjitha investimet mbi dhe nëntokësore (rrjeti i ujësjellësit, ai i ujërave të zeza, atyre atmosferike, zhvendosja e rrjetit kabllor energjetik e postar, etj) duke mos lënë anash edhe ndriçimin dhe sinjalizimin modern i cili do t’i jep pamje krejt të re kësaj pjese, e cila do të lidhet me qarkoren e kryeqytetit tonë, Prishtinës.

Kjo rrugë do ti ketë katër shirita duke përfshirë dhe ata emergjent, në fund të kësaj pjese do të ketë një rrethrrotullim që të jep mundësi me vazhdu për në Gjilan dhe për të Pallati i Drejtësisë.

Vlera e kësaj kontrate është rreth 800 mijë euro, kompania i ka në dispozicion 55 dite punë dhe do të ketë mbikëqyrje të rreptë si në kualitet poashtu edhe në dinamikë të ndërtimit, respektivisht zbatimit të kontratës./Indeksonline/