18:29 / E Enjte, 24 Maj 2018

Majlinda me fotografi të reja nga ditëlindja e Roanit (Foto)

Para ca ditësh Roani, djali i modeles Majlinda Zeka dhe reperit Majk, ka mbushur një vjet.

Duke qenë një nënë e kujdesshme, Majlinda përveç që i ka organizuar djalit të saj një festë mes miqsh, ka realizuar edhe një fotosesion. Fotografi të cilat sigurisht do të mbesin përherë në albumin e Roanit.


Sot modelja ka publikuar disa imazhe, të papublikuara më herët. Veshur në të bardhë, nënë e bir po duken tamam si engjëj./Indeksonline/