16:35 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Maldini rikthehet në Milan, kjo është pozita e tij

Marrja e Milanit në pronësi nga fondi amerikan, Eliott pritet të sjell edhe të mirat e veta.

Njëri nga futbollistët më të mirë të historisë së Milanit, Paolo Maldini pritet të rikthehet te klubi i tij i jetës menjëherë pasi të zyrtarizohen pronarët e rinjë.

Sipas mediave italiane, Maldini ka pranuar që të bëhet drejtor teknik i klubit pasi është kontaktuar nga persona zyrtar të fondit, shkruan indeksonline.

Maldini dhe Elliott kanë arritur një marrëveshje mbi pozitën. Ka vetëm disa nënshkrime të cilat do të vendosen në ditët e ardhshme.

Maldini është futbollisti me më shumë paraqitje për Milanin, ku nga viti 1985 deri në vitin 2009 bëri 647 paraqitje dhe shënoi 29 gola. /IndeksOnline/