09:55 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Luajti kundër vëllait të tij, futbollisti shqiptar emocionohet dhe filloi të qante

Skuadra e Halmstadit mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Hammarby në ndeshjen e javës së pestë në futbollin suedez.

Një moment tejet emocionues ndodhi në fundin e ndeshjes, ku dy vëllezërit, Bleon dhe Edvin Kurtulus u takuan me njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline

Bleoni bëri debutimin e tij të parë me fanellën e Halmstadit edhe pse është vetëm 16-vjeçar. Në fundin e ndeshjes ai takoi vëllain e tij, i cili luan te Hammarby.

Sigurisht që nuk munguan përqafimet, por Bleoni u emocionua shumë dhe filloi të qante – ai kishte kundërshtar vëllain e tij.

Kujtojmë që Edvin Kurtulus më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, por më pas është larguar dhe tani është pjesë e Suedisë, ashtu si Bleoni që luan për grupmoshat e reja./Indeksonline/