16:29 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

“Mbi 1 mijë ditë nga nënshkrimi marrëveshjes për energji dhe Serbia s’po e zbaton”

Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Avni Arifi njëherësh kryesues i Kosovës në dialog me Serbinë ka folur rreth mos-zbatimit të një marrëveshje nga ana e Serbisë.

Arifi ka deklaruar se më 8 shtator 2013 është nënshkruar marrëveshja për energjinë në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë por që pas 1 mijë e 720 ditëve nënshkrimi kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me 8 shtator 2013 është nënshkruar marrëveshja për energjinë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Me ja kujtu Presidentit Serb se kjo dmth qe 1720 ditë shteti Serb ka nënshkruar implementimin por kurrë nuk e ka zbatuar. Të prekshme fjalimet e z. Vuqiq për besim. 1720 ditē

Temat: