URIME USHTRIA KOSOVË!
Pas 20 vitesh nga përfundimi luftës në Kosovë, vendi ynë është bërë me ushtri.
Deputetët e Kuvendit sapo kanë votuar tri projektligjet që ndryshojnë mandatin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, përkatësisht ushtri.
Projektligji i fundit i votuar është ai për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili u votua me 107 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kjo ushtri do të këtë mision mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë, duke kontribuar në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global.
Formimi i ushtrisë iu dedikohet në veçanti të gjithë atyre të cilët kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e vendit e të cilët sot përkujtohen si dëshmor e heronj të vendit.
URIME KOSOVË!./Indeksonline/