18:34 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Mbyllet për qarkullim rruga më e rrezikshme në Kosovë (Foto)

Prej nesër nga ora 10.00 do të mbyllet për qarkullim rruga që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit, ndërsa si rrugë alternative për vetura do të jetë ajo Glloboqicë-Goravc- Hani i Elezit.

Kështu bëri të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai tha se këto masa preventive janë marrë për të parandaluar rrezikun aktual nga shembjet eventuale.

“Jemi informuar se ka lëvizje të asaj pjese dhe me të marrë njoftimin kemi dalë në teren. Kemi konstatuar fjetjen dhe kemi thënë se situata është jashtëzakonisht e ndjeshme”, u shpreh Kadriu.

Ndryshe, Indeksonline para më shumë se një ore ka raportuar për mbylljen e kësaj rruge, për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut./Indeksonline/

http://indeksonline.net/rrezikshmeria-nga-rreshqitja-e-dheut-pritet-bllokimi-i-rruges-kacanik-hani-i-elezit/