10:58 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Me kallashnikov pa leje, kush është i riu i arrestuar disa herë nga policia e shqiptare

Geg Gjini njihet nga policia si njeri problematik në marrëdhëniet familjare, ku ka pasur shpesh konflikte dhe është shoqëruar në polici.

Por këtë herë 22 vjeçari është vënë në pranga për armë pa leje. Kanë qenë qytetarët që kanë sinjalizuar policinë se i riu kohët e fundit kishte gjetur dhe mbante në shtëpi armë zjarri pa leje, nisur edhe nga fakti që ky shtetas ishte problematik në marrëdhëniet familjare i shoqëruar disa herë në Polici për konflikte në familje.

Për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje, Policia e shqiptare ka organizuar punën duke bërë kontroll në banesën e tij, ku ka gjetur të fshehur në një magazinë një armë zjarri automatik me 27 fishekë. Arma e zjarrit së bashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.