15:54 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Prokuroria e Serbisë ka nisur hetimet mbi vrasjen e Oliver Ivanoviq

Mediat serbe raportojnë se Prokuroria e Serbisë për krime të organizuara ka nisur një hetim paraprak mbi vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq në Mitrovicë.

Sipas tyre, Prokuroria e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe Agjencisë së Sigurimit dhe Informacioneve ka paraqitur një kërkesë për të mbledhur informacionin e nevojshëm në drejtim të kësaj vrasjeje.

Në të njëjtën kohë, gjatë ditës, Prokuroria mbajti një takim me përfaqësuesit e këtyre organeve, shtoi deklarata. /Indeksonline/