18:11 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Prokuroria serbe merr masat e nevojshme në lidhje me arrestimin e Gjuriqit

Prokuroria për Krime të Organizuar në Serbi ka marrë të gjitha hapat e nevojshme brenda juridiksionit të saj në lidhje me arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan agjencia e lajmeve serbe, Beta.

Siç kanë njoftuar, publiku do informohet me kohën në lidhje me informacionet e duhura.

Pas sesionit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se kishte besim tek autoritetet dhe se ai do të lejonte prokurorinë për krime të organizuara të bënte punën e tyre.

“Në mesin e atyre që morën pjesë në sulmin ndaj arrestimit të Gjuriqit kanë qenë edhe dy persona të nacionalitetit serb”, ka paralajëmruar Vuciq./Indeksonline/