23:42 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

“Mësohet se kush fshihet pas kërcënimit të Fisnik Ismailit”

Sot rreth orës 20:00 është kërcënuar deputeti i Kuvendit të Republikës, Fisnik Ismaili.

Ismaili për këtë rast ka njoftuar edhe organet e hetuesisë.

Rastin për “Indeksonline” e ka  treguar edhe Kryeprokrurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Ai ka thënë se pasi që ka biseduar me prokuroren kujdestare ka mësuar se  personi që ka kërcënuar deputetin është nga Gjilani. Ndërsa i njëjti mësohet se më parë ka qenë bashkë me Ismailin në Lëvizjen Vetëvendosje.

Personi në fjalë, ish- anëtarë i VV-së me këtë rast ka fotografuar deputetin Ismaili.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore.

“Mund të konfirmojë që me datën 29.01.2018 rreth orës 19:52 është pranuar informata për një rast kanosje të ndodhur në rr. “Ali Kelmendi”- Prishtinë. Njësia policore menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar palën ankuese, i cili ka deklaruar se ka pranuar mesazhe/foto kërcënuese dhe ndihet i kanosur. Policia ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore lidhur me rastin. Vlen të potencohet se në atë lokacion janë angazhuar edhe hetuesia dhe forenzika për të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Kelani./Indeksonline/