22:27 / E Enjte, 25 Prill 2024 / FR

Ferizaj: Largohet nga shtëpia me para dhe veturë, gruaja e raporton në polici burrin

Një burrë në Ferizaj është larguar nga shtëpia dhe me vetë ka marrë afro 2 mijë euro.

Gruaja e tij e ka raportuar rastin në polici pasi nuk dihet vendndodhja e tij.

Ai me vetë ka marrë dhe dokumentet personale të tij dhe gruas.

Lajmin e ka konfirmuar Qazim Reka nga policia e Ferizajt.

“Ankuesja femër Sh-Kosovarë, ka raportuar, se bashkëshorti i saj-viktima mashkull Sh-Kosovarë me 1900 € para,  dokumente personale dhe dokumente te ankueses,  me automjetin me targa vendore është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet tutje në konfirmim.