20:45 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Microsoft krijon aplikacionin që ndihmon të verbrit

Microsoft ka lansuar një aplikacion që mund të ndihmojë të verbrit, duke iu dhënë drejtimet, duke përshkruar zonat lokale dhe duke i udhëzuar nga vendi në vend.

Aplikacioni Soundscape me zë lidhet me shërbimet e hartave globale për të përshkruar vendet me interes, ose emrat e rrugëve.

Duke përdorur një telefon të mençur të lidhur me një kufje si Apple AirPods, ai ndihmon njerëzit e verbër të dinë më mirë për vendndodhjen e tyre, ndërsa mund të përdoret gjithashtu në lidhje me aplikacione të tjera, si një hartë GPS, që punon në sfond.