13:33 / E Martë, 17 Prill 2018

“MiniMax”-i sqaron rastin e mashtrimit të një konsumatori me parfume!

Menaxheri i qendrës tregtare “MiniMax”, në Prishtinë Artan Bytyqi ka sqaruar rastin e një konsumatori i cili pretendon se është mashtruar me blerjen e dy parfumave të shtrenjtë në këtë qendër tregtare.Sipas Bytyqit, parfumeria ku ka kryer blerjen personi me inicialet A.S., nuk ndodhet në lokacionin e tyre.

Ai thotë se ka njoftuar edhe Inspektoriatin dhe Policinë e Kosovës për zbardhjen e rastit.

“Ne, kompania “Minimax” ju njoftojmë juve se personit në fjalë në lidhje me parfumerinë e cila gjendet me qira ne lokacionin tonë ështe nje dezinformatë të cilin personi e keqpërdorë për të prishur imazhin e kompanisë tonë. Ne kemi njoftuar inspektoratin dhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin ne fjalë. Andaj kërkojmë nga ju bashkëpunim në zbulimin e të vërtetës e jo te demtohemi në një vlersim të një personi të panjohur“, thuhet në një sqarim, të dërguar në Indeksonline.