18:06 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ministri Lluka nesër viziton Telekomin e Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, nesër do vizitojë Ndërmarrjen Publike, Telekomi i Kosovës.

Në këtë vizitë ai pritet të takohet me kryeshefin dhe bordin e kësaj ndërmarrjeje, raporton Indeksonline.

Qëllimi i kësaj vizite është njohja për së afërmi me gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje dhe mundësitë e zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet ajo./Indeksonline/