Historike, Kosova me Ministri të Mbrojtjes
Kuvendi i Kosovës me 107 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim, ka miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
Në vazhdim, deputetët do të votojnë edhe për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të vazhduar pastaj me pikën kryesore, transformimin në Ushtri, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë se sot kur po mbahet seanca përushtrinë, në shumë qytete të Kosovës, e në veçanti në Mitrovicë janë parë mjetetë shumta të KFOR-it. /Indeksonline/
