18:19 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Miratohet Projektligji për ekstradimin e të dënuarve në Hungari

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar disa Projektligje.

Ndër projektligjet e miratuara është edhe ai për traktatin ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë për transferimin e personave të dënuar.

Në mbledhjen e sotme ka marr miratimin Projektligji për ratifikimin e traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar. Projektligji ka për qëllim të përmirësojë bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e drejtësisë dhe rehabilitimin social të personave të dënuar, duke ekzekutuar sanksionet penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar, transmeton Indeksonline.

Edhe Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për ekstradim ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar. Projektligji ratifikon traktatin e nënshkruar nga ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve, me 24 nëntor 2017, në Prishtinë./Indeksonline